“A jemi live?”, Uzuni entuziast: Kjo është Shqipëria, ndaj Serbisë treguam vlerat

“A jemi live?”, Uzuni entuziast: Kjo është Shqipëria, ndaj Serbisë treguam vlerat

Myrto Uzuni, sulmuesi i kombëtares u shpreh entuziast pas fitores 0-1 të Shqipërisë ndaj Serbisë. “Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje. Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori. Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?...