Mediat në Kosovë kanë pasqyruar me tituj pompozë fitoren e Kombëtares shqiptare kundër Serbisë në Leskovac, falë golit të Rei Manajt në minutën e 45+1.
“Serbia nën hijen KUQEZI, bomba e Manajt gjunjëzon serbët”,- shkruan Klan Kosova.
“Mbreti Manaj e hesht Serbinë, shqiponja fluturon në Leskovc dhe sheh kah Botërori”,- është titulli i Gazeta Express.
Mediat në Kosovë ‘kurorëzojnë’ mbret Rei Manajn: Heshti Serbinë, shqiponja fluturoi në Leskovac
