Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Fitorja e flamurit kuqezi”, Begaj: Ekipi ynë solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare!
Fitorja e Shqipërisë në Leskovac mbrëmjen e sotme përballë Serbisë ishte një fitore historike, ku kuqezinjtë dolën me tre pikë në një ndeshje tejet të vështirë. Rei Manaj shënoi në minutën e fundit të shtesës së parë duke i dhënë një fitore madhështore kuqezinjve. Ndërkohë i menjëherëshëm ka qenë dhe urimi i Presidentit Bajram Begaj, i cili pas ndeshjen thekson se kjo fitore solli gëzim dhe krenari për gjithë shqiptarinë. Postimi i Begajt: Shqipëri – Serbi 1 : 0 Ekipi ynë kombëtar solli sonte gëzim dhe krenari në çdo zemër shqiptare! ♥️🖤 Një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, fitorja e flamurit kuqezi!