“E bëmë të mundur të vinte kjo ditë për të gjithë shqiptarët”, Shehu: Është dita më e lumtur e jetës sime

“E bëmë të mundur të vinte kjo ditë për të gjithë shqiptarët”, Shehu: Është dita më e lumtur e jetës sime

Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë. Një festë që vazhdoi edhe në fund të ndeshjes, teksa rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Tashmë Shqipëria shkon një hap larg ëndrrës Kupa e Botës 2026, duke mbajtur vendin e dytë në grup.  Më poshtë mund të lexoni intervistat e lojtarëve për “Super Sport”-in pas përfundimit të ndeshjes. Shehu: “Emocionet janë të papërshkrueshme. Nuk kam fjalë. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Të gjithë lojtarët, i gjithë stafi. I falenderoj të...