Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike
Stenda gjigante e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025 tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve. “Shqipëria bën për vete Berlinin”, u shpreh Rama, ndërsa ndau opinione të të huajve të cilët vizituan stendën e Shqipërisë. Kryeministri theksoi se “Ceremonia e Hapjes kushtuar ‘Vendit të Nderit’ dhe stenda gjigante në ITB Berlin tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët pohojnë se përmes saj u nxor në pah Shqipëria e vërtetë”. “Albania All Senses”, sipas Ramës, “nuk është thjesht një slogan, por gjithçka që përfaqëson Shqipëria si një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike”. “Jemi këtu për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nuk e dija më parë që Shqipëria ishte ‘Vendi i Nderit’. Interesante ishte se si ju nxorët në pah Shqipërinë e vërtetë në...