Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj asaj serbe, në super-sfidën që luhet në Leskovac. Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët janë të ‘mbërthyer’ para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi. Kujtojmë se sfida e sotme Serbi-Shqipëri është vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror.