Tirana mund Vllazninë dhe merr kreun e Superligës, fitojnë edhe Partizani e Studenti

Tirana mund Vllazninë dhe merr kreun e Superligës, fitojnë edhe Partizani e Studenti

Janë luajtur ndeshjet e javës së 5-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Në krye të renditjes është ngjitur skuadra e Tiranës, që fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti” (25-17, 25-17, 25-19). Fitore e rëndësishme për bardheblutë ndaj një rivali direkt për titull. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Elbasanit, në një ndeshje që dhuroi emocione në fundin e saj (25-20, 25-12, 26-24). Miqtë shpresuan të merrnin një set por pa sukses, pasi epërsia e kryeqytetasve ishte e madhe, duke merituar fitoren. Fitorje me përmbysje jashtë fushe korri skuadra e Studentit, që mundi 3-1 Erzenin (22-25, 30-28, 25-19, 25-18). Një ndeshje e ekuilibruar në dy setet e para, pasi më tej dominuan në fushë kryeqytetasit, që morën një fitore të merituar, që e mban në...