KUALIFIKUESET: Norvegjia “shtrydh” Izraelin dhe rrit presionin ndaj Italisë, Hungaria bën detyrën ndaj Armenisë

Norvegjia ka marrë fitoren e gjashtë rresht në këto kualifikuese në grupin I, pasi mundi në Oslo 5-0 Izraelin. Norvegjezët e drejtuar nga Stale Solbakken janë shumë afër kualifikimit direkt për në Botëror, pasi kanë edhe dy ndeshje të tjera për të luajtur, njëra në fushën e tyre ndaj Estonisë dhe “finalja” në transfertë ndaj Italisë.
Përsa i përket ndeshjes së sotme, në minutat e para ka ndodhur një episod aspak i zakontë, me protagonist Erling Haaland. Në minutën e 4-të, Erling Haaland gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi norvegjez godet me të majtën, por ndalet nga portieri izraelit.
Ndërhyn arbitri kryesor dhe penalltia duhej të ripërsëritej, pasi portieri kundështar doli nga vija. Në mënyrë të habitshme, Haaland humb penalltinë për herë të dytë brenda një minute. Këtë herë, Haaland gjuan në krahun tjetër nga hera e parë, por portieri Peretz e pret penalltinë për herë të dytë.
Gjithsesi, nuk voni shumë dhe Norvegjia jo vetëm që gjeti rrjetën, por shënoi tre herë brenda 10 minutave, falë dy autogolave 18′ dhe 28′ dhe golit të Haaland 27′. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për vendasit. Në pjesën e dytë, Haaland kompleton hat-trickun duke shënuar edhe dy herë të tjera 63′ dhe 72′. Kjo fitore e Norvegjisë rrit presionin ndaj Italisë, e cila luan në mbrëmje në transfertë ndaj Estonisë dhe nuk i lejohet më asnjë lloj gabimi.
Në ndeshjen tjetër të luajtur në Budapest për grupin F, Hungaria mori fitoren e parë për këto kualifikuese pasi mposhti 1-0 Armeninë. Goliat për hungarezët u shënuan nga Daniel Lukacs në minutën e 56-të dhe Zsombor Gruber 90+4. Hungaria mban vendin e dytë me 4 pikë, pas Portugalisë së vendit të parë me 6 pikë. Armenia e treta me 3 pikë dhe në fund Rep. Irlandës me 1 pikë.