OBSH: Duhanpirja në Shqipëri po ulet! Alarm, rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek adoleshentët

OBSH: Duhanpirja në Shqipëri po ulet! Alarm, rritja e përdorimit të cigareve elektronike tek adoleshentët

Europa është rajoni me prevalencën më të lartë të duhanpirjes tek të rriturit. Sipas një raporti të OBSH-së në Evropë, 24.1% e të rriturve janë konsumatorë të duhanit. Po ashtu edhe prevalenca e duhanpirjes tek gratë mbetet e lartë në Evropë me 17.4% të tyre. Përsa i përket Shqipërisë, situata duket pak më pozitive, pasi të dhënat tregojnë se popullsia duhanpirëse është në shifrat e 21.3%, me 2.8% më pak se mesatarja evropiane. Situata në vendin tonë paraqitet akoma më e mirë kur bëhet fjalë për gratë duhanpirëse, pasi përqindja e tyre që pijnë duhan në Shqipëri është afërsisht dy herë më pak se në Evropë. Megjithatë, edhe ky nivel duhanpirjeje për specialistët e shëndetit publik është një faktor rreziku për sëmundshmëri. “Mund të ngelet...