Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbi-Shqipëri për Kualifikueset e Botërorit, kompanitë e basteve “vendosin në peshore” skuadrat
Shqipëria luan në transfertë ndaj Serbisë, në përballjen e të shtunës në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Për këtë takim që do luhet në Leskovac, kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre. Ekipi serb është favorit për 3 pikët. Një sukses i mundshëm i të besuarve të Stojkovic kuotohet me 1.66. Një barazim vlerësohet me 3.4, sakaq triumfi i kuqezinjve ka koeficentin 6.00. Sfida fillon në orën 20.45. Shqipëria dhe Serbia e barazuan pa gola takimin e tyre të parë në “Air Albania”. Kuqezinjtë patën si peng edhe një penallti të humbur nga Rei Manaj.