Walker: Nuk duhej të largohesha nga City, por kur të kërkon Milani, s’mund t’i thuash jo

Walker: Nuk duhej të largohesha nga City, por kur të kërkon Milani, s’mund t’i thuash jo

11 Tetor 2025 11:34 Alfred Lleshi Kyle Walker, në një intervistë për “Sky Sports UK”, foli rreth vendimit të tij, largimit nga Manchester City drejt Milanit në janar. Pas 6 muajsh me pak ngritje e shumë ulje në Milano, klubi vendosi të mos ushtrojë opsionin e blerjes. Walker u kthye në Angli, ku më pas u transferua te Burnley. Mbrojtësi anglez 35-vjeçar rrëfeu: “A duhej të shkoja në huazim te Milani? E dija që isha kapiten i City dhe duhet të qëndroja pranë shokëve të skuadrës, miqve e familjes sime. Për herë të parë në karrierë, ndoshta isha egoist dhe mendova për veten, sepse doja të luaja futboll. Nuk e shoh si një gjë të keqe, por nuk isha i lumtur të qëndroja në stol...