Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Trezeguet: “Francë-Itali ishin si derbi në kohën time”. Vieira: “Të më rikthehet titulli i hequr me Juven”
11 Tetor 2025 8:41 Alfred Lleshi David Trezeguet, nga “Festivali i Sportit” në Trento, kujtoi përvojat me Francën dhe përballjet ndaj Italisë: “Kam pasur fatin të fitoj një Botëror në moshën 21-vjeçare. Që nga viti 1998, ndeshjet Itali–Francë ishin një derbi i vërtetë, sepse shumë francezë luanin në Serie A. Në vitin 2000 e vazhduam suksesin, duke fituar edhe Europianin me golin e artë, pas Botërorit 1998”. Në të njëjtin aktivitet foli edhe Patrick Vieira, trajner i Genoa dhe ish-lojtar i bardhezinjve në Serie A: “Juventusi i vitit 2006 ishte një nga skuadrat më të forta ku kam luajtur. Titulli i hequr duhet të numërohet, sepse ishim më të mirët dhe gjithmonë të përqendruar në fushë. Pjesa tjetër ishte jashtë kontrollit tonë”.