Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kurrë i mundur në shtëpi nga Vllaznia, Josa kërkon ta mbajë rekordin gjallë te Bylisi
Bylisi ka dalë triumfator ne çdo sfidë me Vllazninë sidomos kur janë luajtur në Ballsh. Mallakastriotët po e përgatisin me qetësi duelin e radhës me shkodranët, teksa synimi është marrja e tri pikëve. Ballshiotët kanë shtuar organikën dukshëm, madje ndaj Vllaznisë do të jenë për lojë edhe dy lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës, Roni Uankeuai sulmues, por edhe David Karmona, mbrojtës krahu. Trajneri Mirel Josa vazhdon përgatitjet bashkë me stafin e tij, duke përgatitur skuadrën dhe duke punuar shumë edhe psikologjikisht me djemtë. Nga ana tjetër edhe lojtarët janë duke e përballuar më së miri këtë minifazë që do të kryhet deri në sfidën me shkodranët. Ballshiotët kanë afruar disa elementë në orët e fundit të merkatos dhe duket se tashmë grupi është...