Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Kurrë në karrierën time nuk kam parë një trafik të tillë policie”, gazetari tregon gjendjen në Leskovc: Nuk na lënë as të dalim nga hoteli
Altin Sulçe është i pranishëm pranë ekipit kombetar në Leskovc, nga ku ka dhënë një pasqyrim të situatës në prag të kësaj sfide kaq delikate. Në një raportim për “A2 CNN” gazetari ka treguar se serbët kanë ndërmarrë masa mjaft të rrepta sigurie. Madje ai shprehet se në karrierën e tij si gazetar nuk është hasur kurrë me një numër kaq të lartë forcash sigurie për një ndeshje futbolli. “Jemi në kushtet të vështira. Të gjitha gazetarët po shkojmë me një minibus në Hotel. Djemtë dhe trajneri janë optimist për të bërë më të mirë. Stërvitja ka vajtur mirë, nuk ka pasur të lënduar. Në Leskovac jemi të rrethuar nga makina policie dhe eskorta të forcave serbe. Kombëtarja bëri stërvitje dhe janë gati për ndeshjen...