Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, Federata Serbe: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse….

Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, Federata Serbe: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse….

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë.  Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.  E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.