“Paç fat, Edon!” Juventusi uron në gjuhën shqipe Zhegrovën për ndeshjet me Kosovën

10 Tetor 2025

18:24

Telesport

Juventusi i ka uruar suksese sulmuesit Edon Zhegrova me një postim në faqen zyrtare të klubit italian në Facebook.
Urimi i “Zonjës së Vjetër” është shkruar në gjuhën shqipe.
“Paç fat, Edon! Me kombëtaren e Kosovës, lojtari më i ri i bardhezinjve do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, shkruan Juventusi.