Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Komunitetet fetare kundër projektligjit të ‘Barazisë Gjinore’: Rrezikon të dobësojë lidhjet familjare e shoqërore
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNSH), i cili përfshin pesë komunitetet kryesore fetare në vend, ka reaguar ndaj projektligjit të ri për Barazinë Gjinore, duke kërkuar rishikimin e tij të thellë. Në një deklaratë të përbashkët, KNSH-ja shpreh vlerësimin për parimet e barazisë, por ngre shqetësimin se disa dispozita të projektligjit shkojnë “përtej barazisë gjinore” dhe “rrezikojnë ta fusin shoqërinë në një proces relativizimi moral”. KNSH-ja, e përbërë nga Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore, thekson se ligji duhet të ruajë “dinjitetin e njeriut” dhe të “respektojë natyrën njerëzore”. Kundërshtimi kryesor përkufizimi i gjinisë Shqetësimi thelbësor i komuniteteve fetare fokusohet te përfshirja e koncepteve si “shprehja gjinore” dhe “identiteti gjinor” me natyrë gjithëpërfshirëse. Mohimi i diferencës biologjike KNSH-ja argumenton se këto koncepte, të ngritura mbi “teorinë gjinore”, mohojnë dallimin gjinor...