Kodra “kap mat” serbët, çfarë ndodhi në konferencën e Silvinjos

Kodra “kap mat” serbët, çfarë ndodhi në konferencën e Silvinjos

Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare, Fatjon Kodra, ishte i pranishëm në konferencën e trajnerit Silvinjo, para ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së teknikut kuqezi, ai zbuloi se fjalët e Silvinjos, po shtrembëroheshin nga gazetarët serbë. Ndërhyrja e tij ishte e menjëhershme, duke kërkuar që fjalët të interpretoheshin ashtu siç trajneri i kishte thënë. Madje, Kodra kishte edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, duke i vënë në dukje, citimin e gabuar.