Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë ndaj Irlandës 2-1 në “Shtëpinë e Futbollit”

Shqipëria U-19 fiton miqësoren e parë ndaj Irlandës 2-1 në “Shtëpinë e Futbollit”

Kombëtarja shqiptare U-19 arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Irlandës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë, duke siguruar suksesin në minutat e fundit të takimit. Golat i shënuan Mattia Huqi dhe Joi Xheto Nuredini. Trajneri Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Samuele Sina, Fabian Nuhaj, Davide Avdullari, Lukas Cekrezi, Mattia Huqi (C), Andreas Llana, Rikardo Sheji, Serxho Vogli, Gabriel Kulla dhe Joi Xheto Nuredini. Skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me një gol shumë të bukur të kapitenit Mattia Huqi. Irlanda barazoi rezultatin në minutën e 76-të me Zak O’Sullivan, por Shqipëria reagoi menjëherë dhe gjeti golin e fitores në...