Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Giroud kujton momentet e vështira me Francën: Kam vuajtur për mungesën e Benzema
Olivier Giroud, i ftuar i RMC në Francë, foli për karrierën e tij të jashtëzakonshme me klubet dhe kombëtaren, duke kujtuar edhe periudhat më të vështira. Njëra prej tyre ishte më 30 maj 2016, në miqësoren kundër Kamerunit në Nantes, pak para “Euro 2016”. Edhe pse shënoi golin e dytë në fitoren 3-2, u përball me fishkëllima nga tifozët. Pavarësisht se është golashënuesi më i mirë në historinë e Francës (57 gola) dhe kampion bote më 2018, Giroud nuk ka pasur gjithmonë dashurinë e publikut. “Kjo më dhembte, por çfarë mund të bëja? Nuk mund të pëlqehesh nga të gjithë. Ishte e padrejtë, vuajta, por njerëzit nuk e kuptuan”, – tha ish-sulmuesi i Milanit, duke iu referuar mungesës së Karim Benzema, atëherë i përjashtuar nga...