Agjenti historik i Del Pieros: E donin Barça dhe Manchester United, pastaj katalanasit zgjodhën Rivaldon

Agjenti historik i Del Pieros: E donin Barça dhe Manchester United, pastaj katalanasit zgjodhën Rivaldon

10 Tetor 2025 13:03 Alfred Lleshi Claudio Pasqualin, agjenti historik i Alessandro Del Pieros, foli për “Tuttosport” mbi rinovimin e ish-kapitenit të Juventusit: “Doktor Umberto Agnelli na thoshte gjithmonë se Alex po merrte shumë para (qesh). Në fakt, na ndihmoi kur ishim afër skadencës, sepse gjysma e Europës e donte Del Pieron, përtej vlerës së tij të jashtëzakonshme”. Sipas Pasqualin, Barcelona kishte treguar interes serioz, por më pas zgjodhi Rivaldon, ndërsa Manchester United gjithashtu e kërkonte: “Sir Alex Ferguson e admironte shumë Del Pieron, por Alex nuk kishte asnjë dyshim, në mendjen e tij ekzistonte vetëm Juventusi. Donte të qëndronte me çdo kusht”. Pasqualin bëri edhe një krahasim me Kenan Yildiz, duke theksuar se, ndryshe nga ajo kohë, lojtari turk ka ende 3 vite e...