“Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe

“Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe

Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh.  Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.  Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.