Agjenti historik i Del Pieros për Yildiz: Kujdes me krahasimet, duhet ta ndihmojë Juven të fitojë trofe

10 Tetor 2025

11:45

Alfred Lleshi

Claudio Pasqualin, ish-agjenti i kapitenit legjendar të Juventusit, ka folur për “Tuttosport” mbi krahasimin mes Yildiz dhe Del Piero: “Kini kujdes me disa krahasime, sepse Alex ishte unik. Sigurisht, turku ka talent të madh dhe potencial të jashtëzakonshëm. Mos të harrojmë që kur ishte vetëm 21 vjeç, Alessandro e udhëhoqi Juventusin drejt titullit, vitin pasues fitoi Champions League. Për të hyrë në sallonin e futbollistëve elitarë, Yildiz duhet ta ndihmojë Juventusin të fitojë trofe në vitet e ardhshme”.
Pasqualin vuri në dukje respektin që Del Piero ka për “trashëgimtarin” e tij: “Nëse Alex tha se Yildiz mund të bëhet simboli dhe flamuri i ri bardhezi, duhet t’i besojmë. Kush më mirë se ai mund të flasë me njohuri dhe përvojë?”
Ai gjithashtu shpjegoi se Yildiz ka ende 3 vite gjysmë kontratë, Juventusi mund të veprojë me qetësi për “ta blinduar”, por duhet të mos vonojë shumë, pasi klube të mëdhenj jashtë Italisë po e ndjekin me vëmendje. Ai rekomandoi që klubi ta zgjidhë këtë çështje shpejt.