Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri
UEFA ka zyrtarizuar emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësinë në sfidën e rëndësishme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë. Rumuni Istvan Kovacs është përzgjedhur si gjyqtari kryesor i takimit, një vendim që konfirmon rëndësinë dhe delikatesën e kësaj përballjeje. 41-vjeçari është një nga arbitrat më të vlerësuar në Europë dhe së fundmi ka gjykuar edhe finalen e fundit të Champions League, ku PSG mposhti Interin me rezultatin 5-0. Një tjetër tregues i nivelit dhe besimit që UEFA i jep Kovacs i cili do të mbështetet nga tre gjyqtarë të tjerë rumunë, ndërsa në sistemin VAR do të jenë të pranishëm dy arbitra gjermanë, gjithashtu me përvojë në arenën ndërkombëtare. Përgatitjet për takimin vendimtar janë drejt fundit, me...