Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt rreth dy vite më parë. Në këtë seancë ishte planifikuar që të dëgjohej babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ishte prezent pasi gjykatësi i ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku tha se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë ftuar për dëshmi në seancë, por përmes telefonit ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm dhe se i qëndron deklaratës së dhënë.
“Shaban Murseli por po e shoh që nuk është këtu. Mungon Shaban Murseli. Me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirr në telefon në Suedi ia kemi dërguar edhe ftesën në e-mail edhe pse neve përmes telefonit na ka deklaruar në telefon se nuk do të jetë në seancë, por qëndron prapa deklaratës së dhënë”, tha ajo.
Mbahet sot seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt
