Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sanksionet amerikane godasin Serbinë, si Beogradi u bë “viktima” e lojës Moskë-Uashington
Marsela SHYTIA Sanksionet e SHBA-së kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) hynë zyrtarisht në fuqi dje në mëngjes, megjithëse zbatimi i tyre pritej të shtyhej për herë të shtatë. Masat kufizuese, të futura për shkak të pronësisë shumicë ruse në kompani, mund të ndikojnë seriozisht në biznesin e NIS, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve serbë, nga pagesa e karburantit në stacionet e benzinës deri te pagesa e pagave të punonjësve. Pagesat me kartë Sipas kompanisë, në rast se kartat e pagesave të huaja si Mastercard dhe Visa ndalojnë së funksionuari, pagesa e karburantit do të jetë e mundur me kartën vendase “Dina”, me para në dorë ose nëpërmjet sistemit “IPS show”, raporton Nova.rs. Programet “Me ne në rrugë”, kartat Agro dhe...