10 Tetor 2025
9:35
Telesport
Anglia fitoi 3-0 ndaj Uellsit në një miqësore të luajtur të enjten në mbrëmje në Wembley (Rogers, Watkins e Saka autorët e tri golave), por trajneri Thomas Tuchel ka mbetur i pakënaqur nga mbështetja e tifozëve të tij.
Ai i quajti tifozët e Anglisë “të heshtur” dhe tha se mund t’i dëgjonte vetëm tifozët e Uellsit për pjesën më të madhe të ndeshjes. “Mund të kishim udhëhiqnim 5-0 që në pjesën e pare, por stadiumi ishte i heshtur. Nuk morëm asnjë energji nga tribunat. Bëmë gjithçka për të fituar”, tha Tuchel.
“Po prisnim më shumë nga tifozët. Çfarë më shumë mund të japësh në 20 minuta? Nuk i lamë të iknin. Nëse dëgjon vetëm tifozë të Uellsit për gjysmë ore, është e trishtueshme sepse skuadra meritonte më shumë mbështetje”, shtoi trajneri i “3 luanëve”.
“I dua tifozët anglezë të futbollit dhe mbështetjen që ata japing, por atmosfera nuk përputhej me performancën në fushë në këtë miqësore. Mund të na kishte ndihmuar në disa momente në pjesën e dytë, por e di se do të kemi mbështetje maksimale në Letoni”, tha Tuchel.
