Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot,çfarë ka ndryshuar?

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot,çfarë ka ndryshuar?

Premtimet në fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ndryshojnë: nga vendosja e sistemit të kanalizimit në një fshat a qytet dhe ndërtimi i bibliotekave, deri te krijimi i një linje të re prodhuese “Made in Mitrovica” apo ndërtimi i sistemit të tramvajit në Prishtinë e i atij të teleferikut në Prizren. Me gjithë llojllojshmërinë e premtimeve dhe numrin e konsiderueshëm – meqë 206 persona kandidojnë për kryetarë në 38 komuna, ndërsa mbi 5.000 për asamblistë – njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nuk duhet ngritur paralele mes tyre, sepse secila komunë i ka nevojat e veta. Por, Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, vëren se fushatat janë bërë shumë më racionale: “Tani po flitet shumë më shumë për cilësinë...