Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Modric më kujton Maldinin, Leao duhet të tregojë gatishmëri për t’u sakrifikuar”
10 Tetor 2025 8:28 Alfred Lleshi Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Massimo Ambrosini foli për Rafael Leao: “Ai ka para vetes një mundësi të madhe. Milani këtë sezon ka vendosur një linjë për sa i përket shpirtit dhe qëndrimit në fushë, edhe ai duhet t’i përshtatet. Teknikisht nuk ka diskutime, por taktikat duhet t’i punojë dhe të përshtatet. Më pas duhet të tregojë gatishmëri për sakrificë, agresivitet dhe ashpërsi”. Ambrosini shtoi për mundësinë e transformimit nga Allegri: “Leao ka cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet lejuar të ruajë natyrën e karakteristikat e tij bazë. Megjithatë, ka detyrimin të përpiqet për ta ndihmuar ekipin. Nuk mund të thuash se nuk mund të luajë si sulmues qendre, pasi ka luajtur vetëm disa minuta me kondicion jo...