Botërori i futbollit në dimër, reagon Al-Khelaifi: Do të flasim me lojtarët e trajnerët, vendosin ata

10 Tetor 2025

8:44

Telesport

Presidenti i FIFA-s, Infantino, ka deklaruar së fundi se Botërori 2030 mund të zhvillohet në dimër. Kjo do të thotë që kalendarët e mjaft eventeve mund të përmbysen.
Ai që përpiqet të mbështesë këtë ide është presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, që tha: “Duhet të kuptojmë se çfarë duam të bëjmë me kalendarin. Nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimi, por duhet të pyesim veten: a janë këto ndryshime për mirë?”
“Është e vështirë të thuhet se cili është opsioni më i mirë por sigurisht që do të vlerësojmë gjithçka dhe do të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë opsionet më të mira për të gjitha palët”, tha Al-Khelaifi.
Më tej, ai vazhdoi: “Duhet të flasim me trajnerët dhe lojtarët; ata janë ata që punojnë çdo ditë, ndaj dhe mendimi i tyre është shumë i rëndësishëm për ne”.