Shqipëri-Serbi, histori e gjatë rivalitetesh dhe sfidash futbollistike ndër dekada

Në prag të përballjes së shumëpritur të nesërme në Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, historia mes kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë (duke përfshirë edhe ndeshjet ndaj ish-Jugosllavisë), natyrshëm rrjedhin kujtime të forta, emocione dhe sfida të mbushura me tension sportiv e historik.

Bilanci i përgjithshëm historikNë total, kuqezinjtë dhe kombëtarja serbe/jugosllave janë përballur 8 herë, me këtë bilanc:Fitore e Shqipërisë: 1Barazime: 2Humbje të Shqipërisë: 5Golavarazhi: 7 gola të shënuar – 15 të pësuarPërqindja e fitoreve kuqezi: 25%Mesatarja e golave për ndeshje: 0.87 të shënuar / 1.87 të pësuar
Përballjet sipas kompeticioneveKualifikueset e Kupës së Botës: 1 ndeshje → 1 fitore, 0 barazime, 0 humbje (golavarazh 3–0).Kualifikueset e Kampionatit Europian: 4 ndeshje → 1 fitore, 0 barazime, 3 humbje (golavarazh 3–8).Ndeshje miqësore dhe turne të tjerë: 3 ndeshje → 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje (golavarazh 1–4).
Historia e përballjeve direkte7 tetor 1946, Tiranë: Shqipëri-Jugosllavi 2–3Kampionati Ballkanik dhe Qendror Europian 1946
14 shtator 1947, Tiranë: Shqipëri–Jugosllavi 2–4Kampionati Ballkanik 1947
27 qershor 1948, Beograd: Jugosllavi–Shqipëri (ndeshje e papërfunduar)Kampionati Ballkanik 1948
14 maj 1967, Tiranë: Shqipëri–Jugosllavi 0–0Kualifikueset e “Euro 1968”, Grupi 4
12 nëntor 1967, Beograd: Jugosllavi–Shqipëri 4–0Kualifikueset e “Euro 1968”, Grupi 4
14 tetor 2014, Beograd: Serbi–Shqipëri 0–3 (në tavolinë, ndeshje e ndërprerë në barazim 0-0)Kualifikueset e “Euro 2016”, Grupi I
8 tetor 2015, Elbasan: Shqipëri–Serbi 0–2Kualifikueset e “Euro 2016”, Grupi I
7 qershor 2025, Tiranë: Shqipëri–Serbi 0–0Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Grupi K
Vështrim i përgjithshëm historikNga përballjet e para ndaj ish-Jugosllavisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, tek sfidat dramatike të viteve 1960 dhe ato plot tension të shekullit të 21-të, ky duel ka qenë gjithmonë më shumë se një ndeshje futbolli. Fitorja historike në Beograd në vitin 2014, e dhënë në tavolinë nga CAS i Lozanës, mbetet momenti më i veçantë në historinë e këtij rivaliteti.
Në prag të takimit të nesërm në Leskovac, Shqipëria kërkon të rrisë “valencat” e veta në historinë e përballjeve me Serbinë, ndërsa të dyja kombëtaret luftojnë për vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit 2026, për të marrë pjesë në “play off” dhe shpresuar shkuarjen në finalet e Botërorit të vitit të ardhshëm.