20 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026, janë ende në lojë 28 vende

20 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026, janë ende në lojë 28 vende

9 Tetor 2025 22:11 Telesport Algjeria e udhëhequr nga Riyad Mahrez fitoi 0-3 në transfertë ndaj Somalisë dhe siguron biletën për Kupën e Botës 2026. Nga Afrika janë kualifikuar deri tani 4 kombëtare: Tunizia, Maroku, Egjipiti dhe Algjeria. Nga Amerika e Jugut janë kualifikuar 6 kombëtare: Argjentinë, Brazil, Kolumbi, Uruguaj, Paraguaj dhe Ekuadori. Nga Azia janë kualifikuar po ashtu 6 kombëtare: Japonia, Australia, Kore e Jugut, Uzbekistan, Jordani dhe Iran. Nga Oqeania është kualifikuar Zelanda e Re. Nga Europa do kualifikohen 16 kombëtare, por deri tani ende asnjë nuk e ka siguruar biletën zyrtarisht. Dihet që vendet mikpritëse janë të kualifikuar direkt: SHBA, Kanada dhe Meksikë.