9 Tetor 2025
19:55
Telesport
Kenan Yildiz është objektivi kryesor në listën e transferimeve që Manchester United synon të bëjë në verën e vitit 2026. Kenan Yildiz po shkëlqen këtë sezon me Juventusin, duke zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.
20-vjeçari turk mund të luajë si sulmues i mirëfilltë, si mesfushor sulmues dhe sulmues anësor. Mediet angleze raportojnë se Man. United është gati të ofrojë deri në 90 milionë euro për transferimin e Yldiz.
Në anën tjetër, Juventus po punon për të rinovuar kontrantën me yllin turk, e cila skadon në vitin 2029. Bardhezinjtë e vlerësojnë shumë Yildiz dhe mund të heqin dorë prej tij vetëm në rast së një oferte të jashtëzakonshme ekonomike.
Përveç Manchester United, për Yildiz ka interes edhe nga pjesa tjetër e klubeve të mëdha si Barcelona, Arsenal, Chelsea, Bayern, PSG etj.
