Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencionim i faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta… Këto vendime të Qeverisë në detyrë të Kosovës më 7 tetor u cilësuan nga kundërshtarë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile si fushatë elektorale. Për kë? Për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë në pushtet, që synojnë të fitojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. “Nuk është e qartë se kur do të shpërndahen këto mjete dhe mbi çfarë kriteresh. Unë besoj se është vetëm për ta krijuar një narrativ që do të shfrytëzohet për zgjedhjet”, thotë Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, për Radion Evropa e Lirë.     Ai dyshon se shpërndarja e këtyre...