Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
FSHF e Ambasada e Holandës organizojnë event të veçantë me rastin 55-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike dhe ndeshjes 17 Nëntori-Ajaks
Në ambientet e stadiumit “Air Albania” u zhvillua sot një event i veçantë i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, në kuadër të Javës Kulturore Holandeze dhe 55-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kjo ngjarje përkoi gjithashtu me përvjetorin e ndeshjes historike mes “17 Nëntorit” dhe Ajax-it, e zhvilluar dekada më parë dhe që mbetet një kujtim i paharruar për tifozët shqiptarë. Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z.Reinout Vos, ish-futbollistë të dy skuadrave të asaj kohe si Arie Haan, i cili ka qenë edhe trajner i ekipit tonë kombëtar (2008-2009), Ruud Krol, Niko Xhaçka, Arben Çela, si edhe shumë ish-futbollistë...