Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Parashikimi i ish-kampionit, Baton: Ndryshimi i rregulloreve vendos fatin e Hamiltonit
Luis Hamilton po përjeton një sezon të parë shumë të vështirë me Ferrarin. Shtatë herë kampioni i botës ende nuk ka arritur të ngjitet në podium me kostumin e kuq të ekipit italian. Deri më tani janë zhvilluar 18 gara në një vit 2025 të mbushur me zhgënjime, ndërsa momentet më të mira kanë qenë fitorja në garën sprint në Kinë, si dhe vendet e katërta të arritura në Imola, Spielberg dhe Silverstone. Rezultatet e fundit nuk pasqyrojnë plotësisht ritmin e tij aktual, i cili është përmirësuar ndjeshëm pas pushimit veror. Përveç nivelit të Hamilton, edhe makina SF-25 ka treguar një përparim të rëndësishëm. “Është çmenduri që rezultatet nuk e tregojnë këtë. Megjithatë, ne jemi aty dhe mendoj se shumë shpejt do të kemi një...