Mbrojtësi i ëndrrave të Bayern luan te Nottingham Forest dhe kushton 60 mln euro

Mbrojtësi i ëndrrave të Bayern luan te Nottingham Forest dhe kushton 60 mln euro

9 Tetor 2025 15:46 Telesport Bayern po kërkon me ngulm për një qendërmbrojtës të klasit botëror. Jonathan Tah nuk ka bindur në Mynih, kurse Kim pritet të shitet verën e ardhshme pas zhgënjimeve që ka sjellë, të paktën deri tani. Plani i Bayern është rinovimi me francezin Upamecano dhe blerja e një ylli me aftësi të shkëlqyera edhe në dyluftime, edhe në nisjen e aksioneve. Një objektiv i momentit është Murrilo, 23-vjeçari i Nottingham Forest. Ai po ndiqet me vëmendje, sipas podkastit të dedikuar klubit më të madh gjerman, “Bayern Insider”. Kontrata e tij aktuale skadon në 2029. Ai vlerësohet rreth 45 mln euro, por me siguri që klubi anglez do të kërkonte minimalisht 60 mln euro për të.