Katër vite pas zgjedhejve të fundit lokale, qytetarët e Kosovës do të kenë sërish mundësinë këtë fundjavë për të zgjedhur të ardhmen e komunave.
Kutitë e votimit do të hapen mëngjesin e 12 tetorit për të vendosur në total për 38 kryetarët e rinj dhe kuvendet e komunave.
Komisioni qëndror i zgjedhjeve në Prishtinë po bën përgatitjet e fundit për mbarëvjatjen e procesit me mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në vend dhe mbi 40 mijë të tjerë nga jashtë vendit.
Gara më e ashpër në komunat shqiptare do të zhvillohet mes kandidatëve të partive kryesore, LVV, PDK dhe LDK ndërsa në veri pritet të ketë ndryshime.
Në katër komunat me shumicë serbe, rikthimi i Listës Serbe në zgjedhje pas një periudhe katërvjeçare mund t’i japë një tjetër drejtim Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.
Drejtimin në të katërta komunat e morën kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2023 të cilat u bojokutan nga serbët.
Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin për të shprehur vullnetin e tyre pa dallim etnie.
“Është jetike që procesi të zhvillohet në mënyrë të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, që vullneti i votuesve të respektohet dhe rezultatet të zbatohen”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë këtë të enjte.
