Szczesny për Ter Stegen: Situatë aspak e këndshme për të. E përjetova vetë te Juve dhe u tërhoqa

Szczesny për Ter Stegen: Situatë aspak e këndshme për të. E përjetova vetë te Juve dhe u tërhoqa

9 Tetor 2025 14:43 Alfred Lleshi Përveç situatës së ekipit dhe nevojës që Barça të mbetet besnike ndaj stilit të saj, por ta zbatojë siç duhet, në intervistën për “Mundo Deportivo”, Wojciech Szczęsny foli edhe për Ter Stegen dhe mënyrën si e përjetoi situatën e portierit gjerman në fund të sezonit të kaluar, si dhe ndryshimet pas ardhjes së Joan Garcia. Sa i përket Ter Stegen, polaku tha: “Nuk mendoj se ishte një situatë e këndshme. Kam qenë në të njëjtin pozicion te Juventusi dhe vendosa të tërhiqesha. Nuk i këshilloj të njëjtën gjë Marc, sepse ka ende shumë për t’i dhënë futbollit, por ndonjëherë duhet të pranosh se disa vendime të dëmtojnë. Klubi zgjodhi të sillte Joan, një talent botëror që mund të luajë për...