Legjendat holandeze, Ari Han & Rud Krol, vizitë speciale në kampin stërvitore të Kombëtares

Legjendat holandeze, Ari Han & Rud Krol, vizitë speciale në kampin stërvitore të Kombëtares

Kombëtarja shqiptare pati në stërvitjen e radhës dy vizitorë të veçantë. Ish-trajneri i Kombëtares, Ari Hani dhe ish-futbollisti i njohur holandez, Rud Krol u takuan me trajnerin Silvinjo, stafin teknik të Kombëtares si edhe me disa nga futbollistët kuqezi dhe shkëmbyen disa batuta. Gjatë bashkëbisedimit, Ari Han dhe Rud Krol i uruan trajnerit Silvinjo dhe lojtarëve suksese në sfida e tetorit dhe në kualifikueset e Botërorit 2026. Gjithashtu, ata patën mundësi të vizitonin ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe të njihen me muzeun e futbollit. Ari Han dhe Rud Krol ndodhen në Tiranë për të marrë pjesë në eventin që do të zhvillohet sot në mjediset e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00. Ky event që organizohen në bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të...