Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Në Angli të shqetësuar për Palmer, shtyhet rikthimi i fantazistit
Në Angli, por mbi të gjithë në radhët e Chelsea-t, janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Cole Palmer. Fantazisti i bluve që nga 26 shtatorit është jashtë fushës së lojës, kjo pasi Palmer vijon të ketë shqetësime në ije. Në atë kohë, trajneri Maresca u shpreh se Palmer pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve në tetor, por gjendja e tij nuk është përmirësuar. Nga Anglia bëjnë me dije se Palamer është ende shumë larg rikthimit në fushë, nuk pritet të jetë Nottingham Forest më 18 tetor, me shumë mundësi nuk do të jetë as kundër Ajax në Champions. Rikthimi i tij i mundshëm parashikohet në fillim të muajit nëntor. Jo vetëm Maresca, i shqetësuar për gjendjen e Palmer është edhe trajneri i përfaqësueses...