De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

9 Tetor 2025 11:33 Alfred Lleshi Frenk De Jong, kapiteni i Barcelonës, është shprehur kundër vendimit për ta luajtur ndeshjen ndaj Villarrealit, më 20 dhjetor në Miami, për javën e 17-të të La Liga-s: “Nuk më pëlqen që do të luajmë atje dhe nuk jam dakord”. Ai, si edhe Adrien Rabiot për luajtjen e Milan-Como në Perth, mendon se zhvillimi i ndeshjeve jashtë vendit është i gabuar: “Nuk është e drejtë për konkurrencën. Nuk më pëlqen dhe nuk besoj se është e drejtë për lojtarët. Klubet do të paguhen për këtë, por unë nuk jam dakord të luajmë një ndeshje kampionati në Miami. E kuptoj që edhe klube të tjera nuk janë dakord”. De Jong thekson se prioritet duhet të jenë lojtarët dhe integriteti i...