Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Do të vendosë drejtësi në Serbi – Shqipëri, ja cili është gjyqtari i ‘hekurt’
Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marika dhe Ferenc Tunjogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Müller. Sfida e grupit K do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Dubočica” të Leskovcit, dhe pritet të jetë një nga takimet më të nxehta të kësaj jave kualifikuese.