9 Tetor 2025
9:41
Telesport
Te Juventus ka mjaft punë për t’u bërë dhe trajneri Igor Tudor vazhdon të mbajë një sy mbi atë që mund të ndodhë në janar, kur të rihapet dritarja e transferimeve. Objektivi kryesor i bardhezinjve është 27-vjeçari Nahuel Molina.
Anësori i djathtë luan me Atletico Madrid në Spanjë, por mund të rikthehet në Serie A, ku dikur ka luajtur me Udinese. Juventus e kërkoi këtë verë dhe transferimi ishte pranë mbylljes, por asgjë nuk ndodhi sepse Molina hoqi dorë.
Lojtari preferoi të qëndronte në Madrid për sezonin para Kupës së Botës. Asokohe, trajneri Tudor e pranoi zgjedhjen e tij, por duke parë që rezultat po mungojnë trajneri kroat po mendon ta sjellë në Torino që në janar.
Molina ka luajtur vetëm 108 minuta këtë sezon, shumë pak dhe duket se diçka ka shkuar keq në komunikimin midis argjentinasit dhe trajnerit Simeone. Ndaj edhe vetë lojtari po sheh përqark për një mundësi tjetër.
Në janar, marrëveshja mund të jetë një huazim me mundësi blerjeje (e ngjashme me atë të ish-lojtarit të Juventus, Nico Gonzalez), dhe rezultati do t’i linte të dy klubet të lumtur dhe të kënaqur. Madje edhe lojtarin.
