Te Barcelona ka humbur prej kohësh vendin e titullarit, Ter Stegen në shënjestrën e Premier League

Te Barcelona ka humbur prej kohësh vendin e titullarit, Ter Stegen në shënjestrën e Premier League

9 Tetor 2025 8:44 Telesport Sipas raportimeve në disa media angleze, klubet e Newcastle, Tottenham dhe Manchester United kanë vënë të gjithë sytë te Marc-André ter Stegen. 33-vjeçari aktualisht është i dëmtuar. Portieri i Barcelonës, pjesërisht për shkak të një dëmtimi të rëndë sezonin e kaluar dhe një operacioni në shpinë këtë verë, nuk është më titullar dhe ka mbetur pas Szczesny dhe Garcia në renditjen e portierëve të klubit “blaugrana”. Tre klubet e Premier League janë gati të hidhen në sulm dhe katalanasit janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë oferta, madje që në afatin kalimtar të dimrit. Këtë verë, disa herë u përfol për largimin e portierit gjerman.