Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Stabilizohet moti dhe rriten temperaturat, sot kohë e kthjellët me vranësira të pakta
                            Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veri me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 12 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i forcës 1–2 ballë.