Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zbulohen dy lojtarët që do të largohen nga Real Madrid, pasi do rikthehen dy yjet e rinj të mesfushës
8 Tetor 2025 20:38 Telesport Prej kohësh, Real Madrid po shqyrton disa emra për të forcuar mesfushën për sezonin e ri. Ndërkohë, që përfliten emra “big” si Vitinha, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, deri tani shihet si i sigurt rikthimi i Nico Paz nga Como dhe Chema Andrés nga Stuttgart. Ardhja e dy yjeve të rinj, do të thotë që dikush duhet të largohet, qoftë për të krijuar hapësirën e nevojshme në ekip, qoftë edhe për pjesën e pagave. “Defensa Central” raporton se dy emrat e parë që do largohen nga Real Madrid janë Dani Ceballos dhe Ferland Mendy. Mbrojtësi francez pritet të largohet që në merkaton e janarit, ndërsa Ceballos në fund të sezonit.