Vllaznia i sjell fat, Bylisi synon rikthimin te fitorja në kampionat

Vllaznia i sjell fat, Bylisi synon rikthimin te fitorja në kampionat

Kanë kaluar gjashtë javë kampionat, ku Bylisi ka pasur një ecuri me luhatje sa i përket rezultateve, ndërsa loja e skuadrës ka shfaqur përmirësim gradual. Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, skuadra ka dominuar në mbajtjen e topit dhe ka ushtruar presing të fortë, duke krijuar aksione sulmuese të rrezikshme. Tashmë, Bylisi po përqendrohet te sfida e radhës ndaj Vllaznisë në Ballsh, një duel që konsiderohet shumë i fortë dhe ku skuadra ka për qëllim të sigurojë tri pikët. Për më tepër, historikisht, skuadra ka pasur rezultate pozitive ndaj shkodranëve, si në Ballsh ashtu edhe në Shkodër. Përgatitjet për këtë ndeshje janë pak të vështira për trajnerin Josa dhe stafin e tij, pasi katër lojtarë janë të grumbulluar me përfaqësueset. Aurel Marku dhe Fabjan Përndreca...