Qeveria miraton Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 tetor, Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, një dokument strategjik që synon të përmirësojë përvojën e udhëtarëve dhe funksionimin e pikave ajrore në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare.  Së bashku me programin, u vendos edhe krijimi i Komitetit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, i cili do të koordinojë zbatimin e tij në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse.  Kush do të përbëjë Komitetin?  Komiteti do të drejtohet nga drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, dhe do të përfshijë përfaqësues nga disa institucione kyçe, si:  -Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë  -Ministria e Brendshme (drejtoritë e migracionit dhe pasaportave)  -Policia e Shtetit  -Doganat  -Ministritë e Shëndetësisë, Turizmit dhe Bujqësisë  -Përfaqësues nga kompanitë ajrore...