Trajneri serb shpërthen ndaj gazetarëve vendas: Ju doni që ne të humbim ndaj Shqipërisë

Trajneri serb shpërthen ndaj gazetarëve vendas: Ju doni që ne të humbim ndaj Shqipërisë

Trajneri serb, Dragan Stojkoviç është treguar mjaft ia shpër ndaj gazetarëve ndërsa është pyetur për sfidën e së shtunës me Shqipërinë. Gjatë konferencës për mediat, Stojkoviç ka thënë se në kampin e futbollit nuk ka tension, por ai tension madje dhe dëshira për të humbur ndaj Shqipërisë ekziston në mendjen e disa gaetarëve dhe kritikëve. “Nuk e ndjej presionin. Ju jeni ata që e ndjeni presionin, ju gazetarët, ekspertët dhe kritikët e përhershëm. Ndoshta një nga ju do të donte që Shqipëria të na mposhtë”, u shpreh Stojkoviç në konferencë për shtyp. Trajneri i Serbisë edhe më parë është shprehur se ka analistë që mbështesin Shqipërinë. Mediat në Serbi nxorën në pah emrin e Rade Bogdanoviç si një prej tyre.